NHAPMETY
Politika e Privatësisë
Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledh NHAPMETY, pse i përdorim dhe si mund të na kontaktoni për të dhënat tuaja.
Të dhënat që mbledhim
Kur përdorni platformën, mund të mbledhim vetëm të dhënat që na i jepni vetë ose që nevojiten për funksionimin e shërbimit.
- Emrin, email-in dhe numrin e telefonit.
- Moshën, gjininë dhe preferencat që zgjidhni në pyetësor.
- Përgjigjet rreth shqetësimit, llojit të seancës dhe disponueshmërisë.
- Psikologun që zgjidhni dhe statusin e kërkesës.
- Të dhëna teknike bazë si IP, pajisja/shfletuesi dhe koha e dërgimit, për siguri dhe auditim.
Si i përdorim të dhënat
- Për të krijuar rekomandime të menjëhershme për psikologët që mund t'ju përshtaten.
- Për të ruajtur pyetësorin dhe zgjedhjen tuaj në sistem.
- Për t'ia dërguar kërkesën psikologut që zgjidhni.
- Për t'ju dërguar konfirmime ose përgjigje nga kontakti.
- Për të mbajtur historikun në dashboard nëse përdorni llogari klienti.
Ndarja me psikologët
Të dhënat nuk u dërgohen të gjithë psikologëve. Kur ju zgjidhni një psikolog, atij/asaj mund t'i dërgojmë të dhënat kryesore të kontaktit dhe përgjigjet e pyetësorit, që të mund të vazhdojë komunikimi ose rezervimi.
Google Calendar, WhatsApp dhe shërbime të jashtme
Rezervimi mund të vazhdojë përmes Google Calendar, Calendly ose WhatsApp, varësisht nga linku që ka vendosur psikologu. Kur hapni këto shërbime, vlejnë edhe politikat e privatësisë së atyre platformave.
Siguria dhe ruajtja
Përdorim masa teknike si password hashing, sesione të mbrojtura, CSRF token, prepared statements dhe kufizime bazë kundër abuzimit. Asnjë sistem online nuk mund të garantojë siguri absolute, por të dhënat trajtohen vetëm për qëllimet e platformës.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke na shkruar në info@nhapmety.com.
Njoftim emergjence
NHAPMETY nuk është shërbim emergjent. Në situata urgjente ose rreziku të menjëhershëm, telefononi 112 (Emergjenca)